Njoftime

HAPET THIRRJE PËR OFRIM SHËRBIM

PËR REALIZIMIN E NJË SONDAZHI NË POPULLATË 

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare kërkon të rekrutojë personel për realizimin e studimit “Anketa e njohurive, qëndrimeve, praktikave dhe sjelljeve (KAPB) të popullatës së përgjithshme në lidhje me aksesin dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor të urgjencës për të kuptuar barrierat dhe pengesat këtij shërbimi nga këndvështrimi i tyre në rajone të zgjedhura në Shqipëri”, të mbështetur  nga SDC në kuadër të projektit SOLIDAR-Together in Health Emergencies.

 

Në kuadër të zbatimit të këtij studimi, QSHMK  kërkon të identifikojë/ftojë ekspertë që ofrojnë ekspertizën e tyre në realizimin e sondazheve (survey) në popullatë sipas roleve/funksioneve të mëposhtme:

 

1.  Supervizorë terreni. Për kontrollin e cilësisë së studimit kërkohen supervizorë terreni, për të përmbushur shërbimet e              mëposhtme:

      Supervizorët e terrenit do të përfshihen në mbledhjen e përditshme të të dhënave. Ata sigurojnë që plani i punës                  zbatohet siç është parashikuar

        Kryejnë vizita mbikëqyrëse në terren për sigurimin e cilësisë.

        Janë të disponueshëm dhe i përgjigjen pyetjeve nga intervistuesit në lidhje me zbatimin të studimit.

        Komunikojnë me koordinatorin e studimit  çdo ditë mbi ecurinë ditore të punës

        Verifikojnë fizibilitetin e planeve të punës në terren dhe sigurojnë  që ato të zbatohen siç janë planifikuar.

      Sigurojnë që mbledhja e të dhënave të bëhet në përputhje të plotë me udhëzimet e përmendura në protokollin e                  studimit, duke përfshirë kërkesat etike.

        Ndërmarrin veprime, sipas nevojës dhe kërkesës, për të përmirësuar cilësinë e të dhënave.

        Komunikojnë periodikisht me koordinatorin e studimit

 

      Supervizorët e terrenit duhet të kenë profilin e mëposhtëm:

            Të kenë përvojë në supervizim të punës në terren në studime të ndryshme në fushën e shëndetit;

            Të kenë aftësi të mira  teknike në përdorimin e tabletave

            Të kenë kuptim të mirë të aspekteve metodologjike dhe të menaxhimit të të dhënave sasiore dhe cilësore;

            Të jenë të gatshëm për të udhëtuar edhe në vende të largëta

            Të kenë aftësi të mira komunikimi

 

2.       Intervistues me anëtarë të komunitetit

       Intervistuesit janë përgjegjës për mbledhjen e të dhënave sipas procedurave të përshkruara në protokollin e studimit. Ata              asistohen dhe mbështeten nga supervizorët  dhe koordinatori i studimit. Janë të detyruar të mbajnë komunikim të rregullt dhe        intensiv me koordinatorin e studimit, dhe supervizorët sipas nevojave.

            Detyrat e kërkuara:

o   Të marre pjesë në trajnimin për mbledhjen e të dhenave

o   Të ketë aftësi të mira komunikimi

o   Të ketë eksperiencë në mbledhje të dhënash sasiore për studimet në popullatë;

o   Të jetë i aftë të mbledhë të dhëna nëpërmjet platformave dixhitale

o   Të jenë të gatshëm për të udhëtuar edhe në vende të largëta

o   Të suportojë kolegët në mbledhjen  e të dhënave

o   Të raportojë tek koordinatori shkencor i projektit cdo problem te lidhur me mbledhjen e të dhënave.

 

            Intervistuesit  duhet të kenë profilet e mëposhtme:

        Të jenë me background nga fusha të tilla: mjekësi, infermieri, shëndet publik, komunikim, shkenca sociale ose fusha të ngjashme.

 

3.       Specialist/e për dizenjimin e platformës ku do mblidhen të dhënat dhe menaxhimin e të dhënave

 Për hartimin e strukturës se databazës ne nje platforme digjitale dhe menaxhimin e të dhënave të mbledhura, kërkohet ekspert për të kryer shërbimet e mëposhtme:

o   Të ofrojë ekspertizë në fushën e kërkimit shkencor cilësor dhe/ose sasior me fokus të veçantë në mbajtjen e të dhënave.

o   Të ketë eksperiencë të mëparshme shkencore në hartimin e dataset për studime sasiore dhe/ose cilësore.

o   Te jete i afte ne krijimin e formularëve online pe rmbledhjen e te dhënave

o   Pervoje ne imtegrimin e API-it dhe analizën e te dhënave

o   Te kete njohuri mbi politikat standarde te sigurisë se te dhënave

o   Te kete aftësi per te testuar platformën pe rte siguruar funksionalitet te plote

o   Të sigurojë cilësinë dhe saktësinë e informacionit teknik të dhënë si dhe konfidencialitetin dhe mbrojtjen e informacionit të mbledhur.

o Të ketë aftësi të mira në përdorimin e programeve statistikore për studime sasiore dhe/ose cilësore.

o   Të bashkëpunojë dhe ndërveprojë me grupin e punës duke respektuar afatet kohore.

 

            Specialisti për hartimin dhe menaxhimin e dataset  duhet të ketë profilin e mëposhtëm:

  Të jenë me background nga fusha te tilla si Teknologji dhe Informacion,  shkencat kompjuterike, Inxhinieri software(IT, programues etj).

 

4.  Specialist/e për transkriptimin e të dhënave të marra nga studimi cilësor

o   Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi në të shkruar.

o   Të ketë eksperiencë të mëparshme shkencore në realizimin e transkripteve në studime cilësore.

o   Te kete aftësi ne përdorimin e softwareve per transkriptimin dhe menaxhimin e te dhënave cilesore

o   Te kete aftësi shume  te mira gjuhen shqipe

o   Të ketë kompetencë profesionale në realizimin e transkripteve verbatim, duke ruajtur çështjet etike gjatë hedhjes së të dhënave.

o   Të ruajë paanësinë dhe konfindecialitetin gjatë transkriptimit të të dhënave duke mos ndikuar në pasqyrimin e tyre.

o   Të ndajë transkriptet e realizuara me ekipin e punës brenda afateve të përcaktuara.

 

            Specialisti për transkriptimin e të dhënave për studim cilësor duhet të ketë profilin e mëposhtëm:

        Të jenë me background nga shkencat sociale, mjekësore (shëndet publik) ose fusha të lidhura me metoda kerkimore cilesore.

 

5.      Ekspert për analizë statistikore  me të dhënat të mbledhura nga studimi (komponenti  sasior)

 Eksperti per analizën e te dhënave sasiore duhet te ofrojë shërbimet e mëposhtme:

o   Të ofrojë ekspertizë në fushën e kërkimit shkencor sasior.

o   Të ketë eksperiencë në kryerjen e analizave shkencore  të thelluara me fokus të veçantë në fushën e vulnerabilitetit.

o   Të ketë eksperiencë të mëparshme shkencore në studime sasiore dhe/ose cilësore.

o   Te njohe shume mire programe statistike si SPSS

o   Te kete aftësi ne interpretimin e te dhënave

o   Të ndajë gjetjet e analizës me anëtarë të tjerë të grupit të punës, përpara finalizimit të tij.

o   Të bashkëpunojë dhe të kontribuojë me ekspertët qe do të shkruajnë raportin e studimit për të lehtësuar procesin e shkrimit të raportit.

 

         Eksperti për analizën e te dhënave duhet të ketë profilin e mëposhtëm:

-          Te jete me background nga fusha e shëndetit publik (Epidemiologji) ose  Biostatitikë

-          Te kete te paktën 3-5 vite eksperience ne analize te dhënash sasiore ne fushën e shëndetit

Procesi i aplikimit

 

Ofruesit janë të ftuar të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë CV e tyre (në format PDF), deri më 22 Shtator 2024, në orën 12:00 nëpërmjet adresës zyrtare qshmk.alb@gmail.com

 

Për çdo pyetje në lidhje me këtë thirrje, mund të na kontaktoni paraprakisht në adresën zyrtare të qendrës: qshmk.alb@gmail.com, deri më 16 Shtator  2024, në orën 16:00.

RiHAPET THIRRJE PËR OFRIM SHËRBIMI

PËR REALIZIMIN E NJË SONDAZHI NË POPULLATË PËR SHËNDETIN MENDOR

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare kërkon të rekrutojë një kompani (OJF/Qendër) të specializuar në realizimin e sondazheve (survey) në popullatë përmes anketave, pyetësorëve, intervistave në kuadër të projektit MENTBEST.

Për t'u njohur me kushtet për pjesëmarrje dhe specifikimet e ofertës, klikoni në linkun:  

https://sites.google.com/d/176iY4PnhVCOQ9UJoTNaZaAj9WId0SqhU/p/17TADmGKozR_O09spAmCgBv_3d14qlhBf/edit

THIRRJE PËR OFRIM SHËRBIMI

PËR REALIZIMIN E NJË SONDAZHI NË POPULLATË PËR SHËNDETIN MENDOR

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare kërkon të rekrutojë një kompani (OJF/Qendër) të specializuar në realizimin e sondazheve (survey) në popullatë përmes anketave, pyetësorëve, intervistave në kuadër të projektit MENTBEST.

Për t'u njohur me kushtet për pjesëmarrje dhe specifikimet e ofertës, klikoni në linkun: 

https://sites.google.com/d/176iY4PnhVCOQ9UJoTNaZaAj9WId0SqhU/p/1bwGDOlh86xKGa2v9jHleXTwxJmgNo5hm/edit

FTESË PËR OFERTË

Shërbime përkthimi

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare (QSHMK) është duke zbatuar projektin MENTBEST, në mbështetje të grupeve vulnerabël në popullatën e përgjithshme. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, drejtohet nga Aleanca Evropiane Kundër Depresionit (EAAD) me mbështetjen e një ekipi multidisiplinar prej 13 partnerësh të tjerë, pjesë e të cilëve është QSHMK.


Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, QSHMK kërkon të identifikojë operatorë ekonomikë që ofrojnë shërbime përkthimi me cilësi të lartë në gjuhën shqipe, të materialeve shkencore dhe akademike në fushën mjekësore dhe shëndetit mendor, të hartuara në kuadër të projektit MENTBEST. 

Për t'u njohur me kushtet për pjesëmarrje dhe specifikimet e ftesës për ofertë, klikoni në linkun: 

https://sites.google.com/d/176iY4PnhVCOQ9UJoTNaZaAj9WId0SqhU/p/1LZBHeYwKCZUdJY8DpE3Nznn7mLP5w7GC/edit 

RIHapet thirrja pËr aplikim pËr ekspertË

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare kërkon ekspertë të jashtëm për projektin: “Improve mental health and psychosocial wellbeing and development of children and adolescents in Albania”. 

Për të aplikuar si ekspert i jashtëm lutemi të plotësoni formularin e mëposhtem. Aplikimi do të jetë i hapur nga data 30.08.2023 deri më datën 01.09.2023.

FORMULARI I APLIKIMIT SI EKSPERT I JASHTËM


Background dhe eksperienca e ekspertëve të kërkuar:


Hapet thirrja pËr aplikim pËr ekspertË

Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare kërkon ekspertë të jashtëm për projektin: “Improve mental health and psychosocial wellbeing and development of children and adolescents in Albania”. 

Për të aplikuar si ekspert i jashtëm lutemi të plotësoni formularin e mëposhtem. Aplikimi do të jetë i hapur nga data 28.6.2023 deri më datën 02.07.2023.

FORMULARI I APLIKIMIT SI EKSPERT I JASHTËM